FLASH :

Video/Momenti kur hajduti me biçikletë elektrike bën manovra në trafik dhe i vjedh celularin viktimës.

Ky është momenti tronditës kur një hajdut me biçikletë elektrike devijon në mënyrë të rrezikshme mes trafikut në Westminster për t’i rrëmbyer celularin një kalimtari të befasuar.

I veshur me të zeza, hajduti kapërcen disa makina në rrugë përpara se të hipë në trotuar dhe t’i rrëmbejë telefonin një burri që ecte i qetë duke folur në celular. Viktima, i veshur me rroba sportive, reagon i shokuar, vendos duart në kokë dhe përpiqet ta ndjekë hajdutin, por ky largohet me shpejtësi.

Pamjet u bënë virale në rrjete sociale në një kohë kur Londra po përballet me një valë shqetësuese të vjedhjeve të celularëve, të kryera kryesisht nga persona me motorë apo biçikleta elektrike. Sipas drejtuesve të hoteleve në qytet, vala e krimit ka nisur të trembë edhe turistët, të cilët nuk ndihen më të sigurtë në zonat kryesore të Londrës.

Në një rast tjetër, një tjetër hajdut celularësh u përball me “drejtësinë e kalimtarëve”, të cilët e rrëzuan nga biçikleta dhe ndihmuan në identifikimin e tij përmes një këpuce të humbur në vendin e ngjarjes.

Policia e Londrës ka paralajmëruar se nuk do të tolerojë këto krime dhe do të vazhdojë patrullimet e përqendruara në zonat më të prekura.