Një vrasje me thikë ka ndodhur paraditen e sotme në lagjen Gjuhadol të qytetit të Shkodrës.
Një turist i huaj, dyshohet amerikan, ka vrarë me thikë gruan dhe më pas ka plagosur edhe veten. Burri është transportuar në spital.
Sipas policisë turisti ndodhej në gjendje të dehur kur ka kryer aktin e rëndë. Ai ka marrë dëmtime të lehta, në duar pasi tentoi t’i jepte fund jetës.
Sipas njoftimit zyrtar të policisë, rreth orës 10:15, në rrugën “At Shtjefën Gjeçovi”, në një banesë të marrë me qira, dyshohet se është vrarë me mjet prerës, shtetasja amerikane, S.S.
Në banesë u gjet bashkëjetuesi i saj, shtetas amerikan, i cili dyshohet se është autori i vrasjes. Ky shtetas u shoqërua në spital për ndihmë mjekësore, pasi dyshohet se është në gjendje të dehur dhe ka dëmtime të lehta, në duar, me mjete prerëse.
Detaje të reja nga krimi që tronditi Shkodrën mëngjesin e kësaj të premte, ku protagonistë ishin 2 turistë amerikanë, burrë e grua. Shtetasja amerikane Sandra Holley Saporito u vra nga bashkëshorti i saj Brandon Saporito 57 vjeç, në dhomën e hotelit. Autori e ka qëlluar viktimën disa herë me thikë dhe më pas tentoi t’i japë fund jetës në kushtet e tronditjes psikologjike, duke prerë damarët.
Nga profili në Facebook i autorit, shihet se çifti ndodhet në vendin tonë që nga 27 marsi. Pikërisht në këtë datë ata kanë mbërritur në aeroportin “Nënë Tereza”, ndërsa në foton e publikuar, Sandra Saporito shkruan se udhëtimi kishte shkuar mirë dhe se a ta ndodheshin në Tiranë. Në foton e publikuar, burrë e grua shihen të ulur në ambientet e një bar kafeje në Rinas. Me vete ata kanë patur edhe qenin, Harvey siç duket edhe nga pamjet.
Ata ishin nisur në drejtim të Shqipërisë nga aeroporti i Miamit, në datën 26 mars, ndërsa Sandra nuk i ka fshehur emocionet e udhëtimit drejt tokës tonë, në një postim gjithashtu në Facebook, në datën 26 mars.
Edhe postimet më të vjetra në rrjetet sociale tregonin Brandon Saporiton dhe bashkëshorten e tij Sandra, si një çift që jetonin të lumtur dhe në harmoni.

Ata kanë zhvilluar vizita në disa zona të Shqipërisë, si në Himarë, në Tiranë ku kanë vizituar Malin e Dajtit dhe së fundmi edhe në Shkodër, ku edhe ndodhi ngjarja e rëndë. Madje, në datën 30 prill, tre ditë pas mbërritjes në Shqipëri, Brendon Saporito ka publikuar në Facebook foto dhe video duke shprehur impresionet e tij për udhëtimin nga Tirana në Malin e Dajtit me teleferik, sipas tij, më i gjati në rajonin e Ballkanit.
Çifti amerikan ka publikuar në rrjetet sociale foto dhe video nga vendet që ata kanë vizituar në Tiranë si te Parku i Liqenit, Piramida dhe zona të tjera të kryeqytetit.
Motivet e krimit mbeten të paqarta, ndërsa grupi hetimor po heton rrethanat e rastit.