FLASH :

(VIDEO) Moment kur një grua e dehur përplaset në tokë dhe prangoset nga policia pasi goditi një oficere jashtë një bari në Londër

Policia jashtë një bari në Londër ka rrëzuar në tokë një grua të dehur , pasi iu afrua me intimidim një oficereje dhe e goditi në gjoks.

Ngjarja ndodhi të shtunën në mbrëmje jashtë barit irlandez Waxy’s Little Sister në rrugën Wardour, në Leicester Square, ku policia po merrej me një të dyshuar për vjedhje xhepash.

Gruaja ndërhynte vazhdimisht në punën e oficerëve, pavarësisht se iu kërkua disa herë të largohej nga zona. Ajo vazhdoi të rikthehej dhe të bezdiste forcat e rendit.

Në një video të incidentit, gruaja – e veshur me një fustan të bardhë – shihet duke iu afruar fytyrë më fytyrë një policeje, e cila përpiqet ta largojë. Por më pas, gruaja i afrohet përsëri dhe duket se e godet në gjoks, moment kur oficerja e kap për qafe dhe e hedh në tokë.

Një tjetër oficer ndërhyn për ta ndihmuar dhe, ndërkohë që gruaja mbahet përtokë me fytyrën poshtë, një i tretë i vë prangat nga pas.

Gruaja u arrestua nga policia dhe u dërgua në komisariat, ku pranoi një paralajmërim zyrtar për sulm dhe pengim të një oficeri policie në detyrë.

Policia Metropolitane njoftoi se Drejtoria e Standardeve Profesionale bëri një shqyrtim të shpejtë të ngjarjes pasi videoja u shpërnda në rrjetet sociale dhe vendosi se oficerët kishin vepruar në mënyrë të përshtatshme, pa identifikuar shkelje disiplinore.

Një zëdhënës i policisë së Londrës deklaroi:

“Oficerët morën në konsideratë një sërë faktorësh, përfshirë rrethanat përpara incidentit, nëse forca e përdorur ishte proporcionale, dhe të gjitha pamjet e disponueshme.
Ata ndodheshin në Wardour Street rreth orës 22:00 më 17 maj, duke u marrë me një të dyshuar që ishte dëbuar nga një pub aty pranë pas një tentative për vjedhje xhepash.
Gruaja në video u kërkua disa herë të largohej, por u kthye dhe në fund pamjet tregojnë se ajo e goditi një oficere në gjoks. Ajo u ndalua menjëherë.”

Një zëdhënës i barit Waxy’s Little Sister tha:

“Policia ndodhej aty për të ndaluar një hajdut çantash.Gruaja e përfshirë nuk ishte kliente e lokalit tonë.ncidenti ndodhi jashtë lokalit, por nuk kishte lidhje me ndonjë nga klientët apo stafi ynë.”