FLASH :

Video/Moment kur drejtori i shkollës sulmoi rivalin e dashurisë me çelës lirohet nga burgu pas vetëm pesë muajsh

Anthony Felton, ish-drejtor shkolle në Uells, i dënuar me 30 muaj burg për sulmin e dhunshëm ndaj zëvendësit të tij Richard Pyke, është liruar me kusht pas vetëm pesë muajsh. 54-vjeçari, i cili në prill pranoi fajin për tentativë dëmtimi të rëndë trupor, kishte goditur kolegun e tij me një çelës metalik në Shkollën Katolike St Joseph, pas një shpërthimi xhelozie për një trekëndësh dashurie.

Ministria e Drejtësisë konfirmoi se Felton është liruar në gusht 2025 nën masën e ndalimit në shtëpi (HDC) me monitorim elektronik dhe kushte të rrepta, duke paralajmëruar se çdo shkelje do ta rikthente në burg. Viktima, Richard Pyke, 51 vjeç, mbeti me lëndime të lehta pas sulmit, ndërsa ngjarja ka tronditur komunitetin shkollor ku dyshja kishin qenë miq dhe kolegë për më shumë se 15 vite.