Mbretëresha Máxima e Holandës është akuzuar se ka imituar dhe përqeshur mënyrën si Presidenti Donald Trump lëvizte gojën gjatë një daljeje live në televizion, ndërsa ndodhej përkrah tij dhe mbretit Willem-Alexander gjatë Samitit të NATO-s.
Pamjet filmike tregojnë momentin kur Trump, i buzëqeshur dhe me gjestin e zakonshëm të gishtit të madh lart, pozon me çiftin mbretëror. Ndërsa Trump dhe mbreti shkëmbejnë batuta dhe duken të qeshur, Mbretëresha Máxima qëndron e heshtur duke buzëqeshur – derisa në një moment, teksa Trump flet, ajo duket se imiton lëvizjet e gojës së tij dhe më pas kthehet drejt kamerave.
Ky gjest ka ndezur reagime të shumta në rrjetet sociale, ku komentuesit janë ndarë mes entuziazmit dhe kritikës. “Queen Maxima rocks it! Trajtoje si foshnjë”, shkruan një përdorues, ndërsa një tjetër shton: “Duket sikur ka llogaritur saktësisht sa distancë të mbajë nga Trump që të jetë ende në foto.”
Megjithatë, pati edhe reagime negative, ku disa e quajtën të papërshtatshëm gjestin dhe thanë se ishte “i ulët për një mbretëreshë”. Incidenti ndodhi gjatë takimeve të liderëve të NATO-s në Holandë, ku Trump ndodhej në një “turn fitoreje” pas pretendimeve se kishte ndërmjetësuar një armëpushim mes Izraelit dhe Iranit.
Ndërsa Melania Trump mungonte në këtë vizitë, ish-presidenti amerikan u shfaq i qeshur mes liderëve europianë, por mesa duket nuk arriti të fitojë simpatinë e të gjithëve.









