Një automjet tip Ford është përfshirë nga flakët mesditën e sotme gjatë lëvizjes në autostradën Vlorë–Fier, duke shkaktuar panik te pasagjerët. Fatmirësisht, të gjithë ndodhurit në mjet kanë arritur të dalin në kohë dhe kanë shpëtuar pa lëndime.
Zjarri ka përfshirë plotësisht makinën brenda pak minutash, duke e shkrumbuar tërësisht. Ende nuk dihen shkaqet e plota të incidentit, por dyshimet e para flasin për një defekt teknik në motor. Shërbimet zjarrfikëse dhe policia ndodhen në vendngjarje për hetime dhe për të rikthyer qarkullimin normal në aksin e prekur.