FLASH :

Video/Makina digjet në mes të lagjes në Korçë, policia heton shkaqet

Një automjet është përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit të sotëm në lagjen nr. 10 të qytetit të Korçës. Mjeti, në pronësi të shtetasit S. G., është djegur pjesërisht, ndërsa forcat zjarrfikëse kanë ndërhyrë për shuarjen e zjarrit.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të ngjarjes. Ende nuk dihet nëse zjarri ka qenë aksidental apo i qëllimshëm.

Përveç këtij rasti, policia ka kryer disa veprime të tjera gjatë 24 orëve të fundit në qark, duke përfshirë arrestime për dhunë në familje, drejtim automjeti pa leje, aksidente rrugore dhe transport të paligjshëm të lëndës drusore.

Njoftimi i policise:

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Maliq arrestuan në flagrancë shtetasit G. Xh., 36 vjeç dhe M. A., 41 vjeç, pasi 36-vjeçari ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, ndërsa 41-vjeçari, daja i bashkëshortes, ka ushtruar dhunë ndaj 36-vjeçarit.

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor:
-arrestuan në flagrancë shtetasin I. T., 43 vjeç, banues në fshatin Vishocicë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, pa leje;
-referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin P. L., 29 vjeç, pasi automjeti që drejtonte, është përplasur me automjetin që drejtonte shtetasi E. F., në lagjen nr. 13, Korçë. Si pasojë është dëmtuar lehtë 1 pasagjere në automjetin e këtij të fundit.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin A. J., 45 vjeç, banues në fshatin Kamenicë, pasi u kap duke transportuar një sasi lënde drusore, të dyshuar të prerë në mënyrë të kundërligjshme. Lënda drusore dhe automjeti u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Dje, kallëzoi shtetasi shtetasi I. G., 78 vjeç, banues në Tiranë, se ka gjetur të thyer pasqyrën e automjetit të tij, të cilin e kishte parkuar në lagjen nr. 1, Pogradec. Punohet për sqarimin e rrethanave të rrastit.

Informacion paraprak/Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në lagjen nr. 10, Korçë, ka rënë zjarr në automjetin e parkuar në pronësi të shtetasit S. G.. Si pasojë automjeti është djegur pjesërisht. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme.