Krahu ushtarak i Hamasit, Brigadat Al-Qassam, publikoi të hënën pamje që tregojnë një luftëtar teksa kryen një pritë ndaj një transportuesi të blinduar izraelit në Khan Younis të Gazës, një sulm që thuhet se ka ndodhur më 26 korrik.
Sipas ushtrisë izraelite, nga ky sulm humbën jetën dy ushtarë, ndërsa një tjetër mbeti i plagosur.
Që prej fillimit të luftës më 7 tetor, të paktën 894 ushtarë izraelitë janë vrarë dhe 6,109 janë plagosur, sipas shifrave zyrtare të publikuara nga vetë ushtria izraelite. Pamjet e publikuara nga Al-Qassam vijnë në një moment kur luftimet në Gaza vijojnë me intensitet të lartë, veçanërisht në jug të enklavës.