FLASH :

Video/Lautaro shpërthen pas ndeshjes: “Kush s’do të qëndrojë, le të largohet”

Kapiteni i Interit, Lautaro Martinez, nuk i kurseu fjalët pas përfundimit të ndeshjes, duke dhënë një deklaratë të drejtpërdrejtë e pa dorashka: “Kush nuk dëshiron të qëndrojë, le të largohet”.

Fjalët e sulmuesit argjentinas, të kapura nga mikrofoni i DAZN dhe gazetari Alessio De Giuseppe, duket se kanë si objektiv disa elementë të skuadrës që nuk janë të bindur për të ardhmen e tyre me zikaltërit. Me një ton të vendosur dhe të zemëruar, Lautaro tregoi sërish se është lider i vërtetë brenda dhe jashtë fushës.

Deklarata e tij vjen në një moment të ndjeshëm për Interin, që po përgatitet për sfidat e ardhshme ndërkombëtare, përfshirë Kupën e Botës për Klube të FIFA-s.

Mesazhi është i qartë: në dhomën e zhveshjes së Interit nuk ka vend për pasiguri.