Ylli i ri i futbollit, Lamine Yamal, ka zbuluar golin e tij të preferuar deri tani në karrierë.
Sipas gazetarit të njohur Fabrizio Romano, Yamal ka përzgjedhur golin e shënuar në Kampionatin Evropian 2024, i zhvilluar në Gjermani.
Në atë moment të paharrueshëm, talenti spanjoll mashtroi disa mbrojtës të Francës dhe shënoi një gol spektakolar nga distanca, duke mposhtur portierin e “Gjelave” me topin që përfundoi në këndin e majtë.
Vetë Yamal e ka cilësuar këtë si golin më të bukur të karrierës së tij deri tani.
Forma e tij brilante ishte një faktor kyç në suksesin e Spanjës, e cila u shpall kampione e Evropës në Euro 2024.
Me këtë paraqitje, Yamal vazhdon të dëshmojë pse konsiderohet një nga talentet më të mëdhenj të futbollit botëror.
Më poshtë mund të ndiqni videon nga goli më i bukur i Yamal: