Pak ditë pasi Erion Veliaj deklaroi publikisht se jeton si një qytetar i thjeshtë, në një apartament 2+1 me qira te Kodra e Diellit, bashkëshortja e tij Ajola Xoxa është parë sot duke mbërritur në ambientet e SPAK me një makinë elektrike luksoze Volkswagen, e cila kushton minimumi 50 mijë euro.
Ajo është shoqëruar nga shofer personal, i cili sipas vlerësimeve për pozicionin dhe përgjegjësinë që ka, paguhet të paktën 800 mijë lekë të vjetra në muaj.
Kontrasti mes deklarimeve publike të Veliajt dhe mënyrës së jetesës që reflektohet në këtë dalje të bashkëshortes së tij ka ngritur pikëpyetje dhe komente të shumta në rrjetet sociale. Kritikët e akuzojnë Veliajn për hipokrizi dhe përpjekje për të ndërtuar një imazh të rremë të thjeshtësisë, ndërkohë që stili i jetës së tij dhe familjes tregon luks dhe shpenzime të larta.
Ndërkohë, burime pranë drejtësisë konfirmojnë se interesimi i publikut dhe i mediave për pasuritë dhe shpenzimet e familjes Veliaj është në rritje, sidomos pas hetimeve të SPAK për tenderat dhe kontratat e dyshimta në Bashkinë e Tiranës gjatë drejtimit të tij.