FLASH :

Video/Kryemadhi me duar në xhepa në SPAK, optimiste për ditën me diell

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, u paraqit sot në SPAK në zbatim të masës së detyrimit për paraqitje, në kuadër të hetimeve për dosjen e lobimit të LSI në SHBA dhe aferën CEZ–DIA.

Në një deklaratë të shkurtër për gazetarët, Kryemadhi akuzoi organin e posaçëm se ka intimiduar dëshmitarët dhe ka shpërdoruar kompetencat:

“Shoh shpërdorim të detyrës dhe tejkalim kompetencash, përveç diskriminimit dhe intimidimit ndaj dëshmitarëve. Të gjitha këto janë gjëra që SPAK i ka përdorur për të marrë informacione ndaj bizneseve të ndryshme dhe i shoh si tejkalim të detyrës për të ushtruar intimidim ndaj tyre,” – tha Kryemadhi.

Ashtu si ish-bashkëshorti i saj, Ilir Meta, edhe Kryemadhi deklaroi se nuk do të kërkojë gjykim të shkurtuar. Ajo tha se gjatë shqyrtimit të fashikujve dhe dokumenteve, ka evidentuar elementë të qartë të shpërdorimit të detyrës nga ana e prokurorisë.

Në fillim të gushtit, SPAK njoftoi zyrtarisht Ilir Metën dhe të pandehurit e tjerë për mbylljen e hetimeve. Ish-presidenti dhe Kryemadhi akuzohen për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie, lidhur me dosjen e lobimit të LSI në SHBA dhe aferën CEZ–DIA.