FLASH :

Video | Këta do mbronin Evropën? Momenti i rëndë kur 2 avionët luftarakë francezë përplasen

Dy avionë të Forcave Ajrore Franceze u përplasën në ajër gjatë një stërvitjeje pranë bazës ajrore në Saint-Dizier, lindje e Francës. Incidenti ndodhi gjatë një manovre të Patrouille de France, ku gjashtë avionë Alpha Jet po kryenin një akrobaci.

Pamje tronditëse tregojnë momentin kur dy avionët u përplasën dhe më pas ranë në tokë, duke u shkatërruar plotësisht. Fatmirësisht, pilotët dhe një pasagjer arritën të hidheshin me parashutë dhe u gjetën të vetëdijshëm nga ekipet e shpëtimit.

Një avion u përplas me një çimento, duke shkaktuar zjarr, ndërsa tjetri përfundoi në një kanal. Ministri francez i Mbrojtjes, Sébastien Lecornu, konfirmoi aksidentin dhe aktivizimin e planit emergjent për kërkimin e mbetjeve.

Përplasja e avionëve ngre shqetësime mbi sigurinë e pilotëve dhe gatishmërinë e forcave ajrore franceze, veçanërisht në një kohë kur Franca po trajnon pilotë ukrainas përballë luftës me Rusinë.