FLASH :

Video/Karma e menjëhershme! Motoçiklisti braktis skuterin në mes të rrugës për t’i shpëtuar policisë – por kapet menjëherë nga oficerët

Një ndjekje e shkurtër policore ka përfunduar me një arrestim të menjëhershëm në rrugët britanike, kur një motoçiklist që tentoi të arratisej, braktisi skuterin e tij në mes të rrugës dhe u përpoq të ikte me vrap – por u kap në çast nga efektivët.

Pamjet e publikuara nga policia tregojnë momentin kur i riu lë pas mjetin në një kthesë të trafikut dhe niset në këmbë, por pa sukses. Vetëm pak metra më larg, ai ndalohet me forcë nga një oficer që e ndjek nga pas.

Ngjarja është bërë virale në rrjetet sociale, ku përdoruesit e kanë cilësuar si një “karma të menjëhershme”. Autoritetet nuk kanë bërë të ditura ende akuzat ndaj të dyshuarit, ndërsa hetimet vazhdojnë.