FLASH :

VIDEO/Pak minuta shi e kthejnë Vlorën në “Venecia”

Në shumë qytete të vendit, përfshi edhe Tiranën, pati reshje shiu dhe rënie temperaturash, por në Vlorë edhe më tepër. Një stuhi shiu dhe ere përfshiu qytetin. Pamjet e filmuaratë fortunalit janë gati apokaliptike. Përmbytje dhe në lagjen historike “Muradie”, në ‘Skelë” dhe “Pavarësia”

Në shumë qytete të vendit, përfshi edhe Tiranën, pati reshje shiu dhe rënie temperaturash, por në Vlorë edhe më tepër. Një stuhi shiu dhe ere përfshiu qytetin. Rrëke shiu që mbulojnë rrugët dhe një errësim i fushëpamjes, me mjete që mezi lëvizin në trafik. Shiu ka pasur intesitet të lartë, duke krijuar probleme në edhe disa lagje, kryesisht në infrastrukturën rrugore.

Në brendësi të lagjes ‘Pavarësia’, ‘Skelë’, por dhe përgjatë bulevardit kryesor, ka pasur jo vetëm vështirësi qarkullimi dhe pamundësi për të lëvizur, por edhe rrëke uji nëpër rrugë. Një prej rrugëve dhe zonave më të prekura nga përmbytjet e shiut të verës është edhe ajo “Albano dhe Romina”, ku ka prezencë të madhe uji dhe vështirësi për qarkullim. Përmbytjes nuk i ka shpëtuar as lagja e vjetër historike e “Muradies”. Lumenj uji nëpër rrugë që kanë kthyer përmbys çadra, tavolina dhe karrige lokalesh, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale. Klientë që kanë lënë porositë nëpër tavolinat jashtë dhe janë larguar për të gjetur strehë, teksa shiu me rrëke përfshinte të gjithë qytetin.