FLASH :

Video/Kaos në ajër: Pasagjerja shpërthen në britma për dhimbje në gjoks dhe kërkon të kalojë në biznes

Një udhëtim i zakonshëm ajror është kthyer në një skenë kaotike dhe të turpshme, kur një pasagjere e zemëruar shpërtheu në britma kundër ekuipazhit të një fluturimi Aeroflot, duke kërkuar që të transferohej në klasën e biznesit sepse, sipas saj, kishte “dhimbje në gjoks”.

Ngjarja ndodhi në një fluturim nga Shën Petersburgu drejt Sharm El-Sheikh, dhe u kap nga kamerat e pasagjerëve të tjerë. Gruaja e paidentifikuar, e cila fliste në anglisht të thyer, u ngrit nga vendi i saj në klasën ekonomike dhe bërtiti: “Kam dhimbje në b*thë, kam dhimbje në gjoks! Dua biznes class!”. Ajo madje preku kraharorin e saj për të theksuar pretendimin absurd, duke bërë që shumë pasagjerë të ngeleshin të habitur.

Ekuipazhi rus mbeti i patundur dhe refuzoi ta zhvendoste, pavarësisht kërkesave të saj të përsëritura se “kishte punuar shumë” dhe kishte nevojë për rehati. Kur u përpoq të vazhdonte rebelimin, ekuipazhi kërkoi ndihmën e një pasagjeri meshkuj për ta ndaluar. Ajo u tërhoq zvarrë drejt fundit të avionit, u lidh me rrip sigurie dhe iu dorëzua policisë sapo avioni u ul në destinacion.

Seri incidentesh në ajër: Britanikët dhe amerikanët s’mbeten pas

Kjo nuk është ngjarja e vetme absurde që ka ndodhur këtë verë në fluturime. Një pasagjer britanik u filmua në një “fluturim ferri” drejt Ibizës, duke pirë një shishe vodka për 10 sekonda, duke bërtitur ndaj ekuipazhit dhe duke hedhur rroba drejt pasagjerëve të tjerë. Fluturimi Jet2 u shty për më shumë se dy orë dhe përfundoi në një betejë mes pasagjerëve të dehur.

Ndërkohë në SHBA, një pasagjere 32-vjeçare në një fluturim të Southwest Airlines nga New York drejt Kansas City u përfshi në një përleshje të dhunshme me një grua tjetër, të cilën e goditi, i tërhoqi flokët, i pështyu në fytyrë dhe e ofendoi për peshën dhe pamjen. Ajo gjithashtu goditi një punonjës të linjës ajrore, duke i hequr syzet nga fytyra.

Ngjarjet tronditëse kanë ngritur sërish pyetje mbi sigurinë në bord, trajtimin e pasagjerëve problematikë dhe nevojën për rregulla më të rrepta për sjelljen gjatë fluturimeve. Linjat ajrore ende nuk kanë dhënë koment për incidentet në fjalë.