FLASH :

Video/Ish-futbollisti ndalon pasagjerin agresiv në avion: E ngriti si fëmijë dhe e uli në vend pas shpërthimit racist në ajër

Një ish-lojtar i futbollit amerikan në shkollë të mesme u bë hero në bord pasi neutralizoi një pasagjer të linjës Breeze Airways që kishte shpërthyer me fyerje raciste dhe sjellje të dhunshme gjatë fluturimit MX704 me destinacion Los Angeles.

David Leroy Carter, 46 vjeç, akuzohet se ka bërtitur sharje raciste dhe ka goditur me një skateboard e një rrip sigurie stjuardesat dhe pasagjerët. Sipas dëshmitarëve, ai hodhi mbeturina në dysheme dhe refuzoi urdhrat për t’u ulur. Pamjet tregojnë momentin kur stjuardesa kërkon ndihmë nga pasagjerët dhe 1.98 metra i gjatë “Ray”, ish-tight end dhe defensive end në shkollë të mesme, e ngriti Carter-in nën sqetulla dhe e uli në vend, duke fituar nofkën “linebacker-i në 17C”.

Përplasja ndodhi gjatë fluturimit nga Norfolk, Virginia drejt Los Angeles-it, i cili u detyrua të devijonte dhe të bënte ulje emergjente në Grand Junction, Colorado. Carter u arrestua nga policia në bord dhe FBI po heton incidentin, ndërsa priten akuza nga Prokuroria e Kolorados.

Sipas raportimeve, Carter u çlirua dy herë nga mjetet e kufizimit dhe përdori një rrip për të goditur ata që tentonin ta ndalonin. Një stjuardesë dhe një pasagjer u kontrolluan për lëndime të lehta. FAA njofton se që nga fillimi i vitit janë raportuar mbi 1,000 incidente me pasagjerë të padisiplinuar në fluturime.