FLASH :

Video/Gramshi në prag katastrofe – 6 fshatra të shkrumbuar, flakët kërcënojnë edhe të tjerë

Situata e zjarrit në Gramsh vijon të jetë tepër kritike, ndërsa era e fortë ka favorizuar përhapjen e flakëve dhe ka krijuar vatra të reja në zona të ndryshme. Në Skënderbegas, flakët janë futur në fshatin e fundit të mbetur i pa prekur, duke rritur frikën për shkatërrime të tjera.

Deri tani, 6 fshatra janë shkrumbuar plotësisht, ndërsa një tjetër është përfshirë nga flakët dhe një tjetër ndodhet shumë pranë rrezikut. Në njësinë administrative Kodovjat, zjarri është afruar në mënyrë alarmante pranë fshatit Posnovisht, ndërsa fshatrat e tjerë në këtë zonë ndodhen shumë afër njëri-tjetrit, duke krijuar një zinxhir rreziku. Autoritetet paralajmërojnë se, pa ndërhyrje të menjëhershme nga ajri, pasojat mund të jenë katastrofike.