Policia e Durrësit ka goditur një rrjet prostitucioni, ku në pranga janë vënë dy shtetase kineze dhe pronari i apartamenteve që i kishte dhënë me qira për shfrytëzim të aktivitetit të paligjshëm.
Sipas hetimeve, dy shtetaset kineze kishin marrë me qira pa kontratë dy apartamente në lagjen nr. 13 dhe i kishin përshtatur për aktivitete prostitucioni.
Komunikimi me klientët dyshohet se bëhej përmes një call center-i nga jashtë Shqipërisë, çka ka ngritur dyshime për përfshirje të një rrjeti ndërkombëtar.
“U arrestuan shtetaset kineze D. Sh., 54 vjeçe dhe S. Y., 40 vjeçe. Gjithashtu, u arrestua shtetasi S. M., 39 vjeç, banues në lagjen nr. 13, pasi kishte dhënë apartamentet me qira, pa kontrata, dhe i kishte përshtatur ato për shfrytëzim të prostitucionit.
Më tej, në kuadër të operacionit, u proceduan në gjendje të lirë, për veprën penale “Prostitucioni”, 2 shtetase kineze dhe 5 shtetas shqiptarë.
Në cilësinë e provës materiale, u sekuestruan pasaporta të shtetaseve kineze, shuma parash, celularë, karta krediti, etj.”, thote policia.
Njoftimi:
DVP Durrës/Vijojnë operacionet e njëpasnjëshme për goditjen e veprimtarisë së kundërligjshme të shfrytëzimit për prostitucion.
Finalizohet nga Sektori për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, pas një hetimi disajavor, me metoda proaktive, operacioni policor i koduar “Storm 5”.
Kishin përshtatur 2 apartamente të marra me qira (pa kontrata), për ushtrim të prostitucionit, vihen në pranga 2 shtetase kineze.
Në pranga edhe pronari i apartamenteve, që i kishte dhënë ambientet me qira, pa kontrata.
Procedohen penalisht 7 shtetas (2 kineze dhe 5 shqiptarë).
Sekuestrohen shuma parash, celularë dhe karta banke.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve, pas një hetimi dyjavor, me metoda proaktive, për veprat penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”, “Prostitucioni” dhe “Përshtatja e ambienteve për prostitucion”, të kryer në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës dhe me Forcën e Posaçme “Shqiponja”, në drejtimin e Prokurorisë, finalizuan operacionin “Storm 5”.
Si rezultat i këtij operacioni, në lagjen nr. 13, Durrës, u arrestuan shtetaset kineze D. Sh., 54 vjeçe dhe S. Y., 40 vjeçe.
Gjithashtu, u arrestua shtetasi S. M., 39 vjeç, banues në lagjen nr. 13, pasi kishte dhënë apartamentet me qira, pa kontrata, dhe i kishte përshtatur ato për shfrytëzim të prostitucionit.
Më tej, në kuadër të operacionit, u proceduan në gjendje të lirë, për veprën penale “Prostitucioni”, 2 shtetase kineze dhe 5 shtetas shqiptarë.
Në cilësinë e provës materiale, u sekuestruan pasaporta të shtetaseve kineze, shuma parash, celularë, karta krediti, etj.
Nga veprimet hetimore të kryera në kuadër të këtij procedimi, rezultoi se dy shtetaset kineze të arrestuara kishin marrë me qira, pa kontrata, 2 apartamente në lagjen nr. 13, të cilat i kishin përshtatur për shfrytëzim të prostitucionit.
Në bashkëpunim me Prokurorinë, po vijojnë hetimet, pasi dyshohet se ka shtetas të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari, e cila dyshohet se e ka qendrën jashtë vendit, pasi rezultoi se telefonatat kryheshin nëpërmjet call center-it.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.