Operacioni për vënien nën kontroll të zjarrit që ka përfshirë pyllin e hidrovorit, i njohur edhe si zona e Poros, vijon me intensitet të lartë. Përveç ekipeve zjarrfikëse në terren, në aksion janë angazhuar edhe 4 helikopterë të cilët po operojnë nga Baza Ajrore e Kuçovës.
Forcat zjarrfikëse po punojnë për izolimin e plotë të flakëve dhe parandalimin e përhapjes së tyre, ndërsa autoritetet janë duke monitoruar terrenin për të identifikuar vatra të reja.
Gjithashtu, po hetohet edhe mundësia e zjarrëvënieve të qëllimshme, të cilat vitet e fundit kanë qenë një nga shkaqet kryesore të emergjencave të tilla në vend.







