FLASH :

Video/Fikja e zjarreve me thupra dhe pa maska, 3 zjarrfikës përfundojnë në spital në Vlorë

Tre zjarrfikës – Luan Kapaj, Andrea Lala dhe Dëfrim Bilali – kanë marrë ndihmë mjekësore në spitalin e Vlorës pas problemeve të shfaqura nga tymi gjatë përballjes me flakët në malin e Dukatit. Tashmë ata ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore dhe të stabilizuar.

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, i vizitoi nga afër efektivët, duke theksuar se reagimi i shpejtë i ekipeve mjekësore ishte vendimtar për gjendjen e tyre. Sipas ministrit, zjarri në malin e Dukatit mbetet një situatë sfiduese për shkak të temperaturave të larta dhe terrenit të vështirë, ndërsa po intensifikohen përpjekjet për të shmangur përhapjen e flakëve drejt Parkut Kombëtar të Llogarasë.

Vengu deklaroi gjithashtu se ndihma për përballimin e emergjencës do të vijë edhe nga vendet partnere. Ndërkohë, zjarrfikësi Luan Kapaj tregoi momentet e para të përballjes me zjarrin dhe ndihmën që mori menjëherë pas përkeqësimit të gjendjes së tij.