FLASH :

Video/Erion Braçe bën “cubin” me rojen e parkimit, por jo me pronarët gangster

Deputeti socialist Erion Braçe, i kthyer nga pushimet në një hotel luksoz në Himarë – ku mediat raportuan se shijonte diellin në shezlong ndërsa bënte sikur ndiqte raportime nga “Shkolla e Barletit” – është vënë sot në qendër të vëmendjes për një incident në Tiranë. Ai ka denoncuar publikisht një parkim, duke u përplasur verbalisht me rojen e tij, ndërsa, sipas kritikëve, ka shmangur përballjen me “pronarët gangster” të cilët deri tani, siç thuhet, janë toleruar nga policia dhe bashkia.

Ky veprim po interpretohet si një qëndrim i ashpër ndaj qytetarëve të thjeshtë dhe jo ndaj të fuqishmëve, duke u cilësuar nga kundërshtarët e tij si një sjellje arrogante e ngjashme me “fashizëm” ndaj më të dobëtëve, ndërkohë që të fortët mbeten të paprekur.