FLASH :

Video/Eliminim i dyfishtë: Messi dhe Ronaldo jashtë garave ndërkombëtare në të njëjtën ditë

Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo, dy ikonat më të mëdha të futbollit modern, përjetuan të njëjtin fat sportiv në të njëjtën ditë: eliminim nga garat ndërkombëtare me skuadrat e tyre përkatëse, Inter Miami dhe Al Nassr.

Inter Miami dështon në Champions Cup
Skuadra amerikane e Inter Miamit, me Messin titullar për 90 minuta, u mund 1-3 nga Vancouver Whitecaps në gjysmëfinalen e CONCACAF Champions Cup. Jordi Alba kaloi i pari në avantazh skuadrën nga Florida, por White, Vite dhe Berhalter përmbysën gjithçka për kanadezët. Pavarësisht se Messi u vlerësua lojtari më i mirë i skuadrës së tij, ai nuk arriti të shmangte eliminimin.

Al Nassr del jashtë Champions-it të Azisë
Në Arabinë Saudite, Al Nassr i Cristiano Ronaldos u përball me një tjetër surprizë. Skuadra saudite u mund 2-3 në Riad nga Kawasaki Frontale e Japonisë dhe u eliminua në gjysmëfinalen e AFC Champions League. Edhe pse Ronaldo qëndroi në fushë gjatë gjithë ndeshjes, ai nuk arriti të gjente rrjetën.

Një ditë e errët për dy legjendat, që tregoi se edhe ikonat globale nuk janë të paprekshme përballë ligjeve të futbollit.