FLASH :

Video/ Edhe Lionel Messi përfundon në “Kiss Cam” e Coldplay

Ylli i futbollit botëror, Lionel Messi, është surprizuar nga kamera e famshme “Kiss Cam” gjatë koncertit të grupit Coldplay në Miami, duke shkaktuar entuziazëm në publik dhe një stuhi reagimesh në rrjetet sociale.

Në video, Messi shfaqet i ulur pranë bashkëshortes së tij, Antonela Roccuzzo, dhe në momentin që shfaqet në ekranin gjigant të stadiumit, publiku shpërthen në duartrokitje. Çifti reagon me buzëqeshje dhe një përqafim të ngrohtë, ndërsa momenti bëhet menjëherë viral në internet. Ikona argjentinase tregoi edhe një herë se, edhe jashtë fushës, vëmendja nuk i mungon.