FLASH :

Video/E tmerrshme: Aktori i filmave për të rritur vret çiftin dhe fsheh trupat në valixhe

Yostin Andres Mosquera, një aktor pornografie nga Kolumbia, është shpallur fajtor për vrasjen brutale të çiftit Albert Alfonso, 62 vjeç, dhe Paul Longworth, 71 vjeç, trupat e të cilëve u gjetën të copëtuar brenda valixheve të hedhura në urën Clifton Suspension Bridge në Bristol. Mosquera, 35 vjeç, qëndronte në shtëpinë e çiftit në Shepherd’s Bush, Londër, kur më 8 korrik 2024 i vrau të dy.

Sipas hetimit, fillimisht ai qëlloi me çekiç Longworth-in, duke i thyer kafkën dhe fshehur trupin në një krevat divan. Më pas, gjatë një akti seksual të filmuar me Alfonso-n, ai e ther me thikë dhe i pret fytin. Më pas, ai vallëzoi nudo pranë trupit të përgjakur, kreu blerje online me kartat e viktimës dhe fshehu kokat e tyre në një frigorifer që kishte porositur një ditë pas vrasjeve.

Më 10 korrik, ai i ngarkoi mbetjet e trupave në një valixhe dhe një bagazh metalik, të cilat i transportoi me ndihmën e një shoferi të painformuar deri në Bristol. Atje, në mesnatë, i braktisi çantat mbi urën Clifton. Zbulimi makabër çoi policinë në adresën e Scotts Road në Londër, ku u gjetën kokat në frigorifer dhe mjetet e krimit – çekiçi dhe thika.

Mosquera ishte futur në një marrëdhënie seksuale të paguar me Alfonso-n, të cilin e kishte njohur përmes faqeve erotike. Sipas prokurorisë, ai kishte hyrë në këtë marrëdhënie për të përfituar financiarisht, dhe kishte kopjuar të dhënat bankare të viktimës disa ditë para vrasjes.

Mosquera mohoi vrasjet dhe tentoi t’ia faturojë fajin Alfonso-s, duke thënë se ai kishte vrarë Longworth-in dhe se ai vetë e kishte therur Alfonso-n nga frika. Ai gjithashtu pretendoi gjatë gjyqit se ishte përdhunuar çdo ditë nga Alfonso, por kjo nuk përmendej në deklaratën e tij fillestare të mbrojtjes.

Gjykata e Woolwich e shpalli fajtor pas pesë orësh diskutimi. Gjyqtari Bennathan konfirmoi se Mosquera do të dënohet me burgim të përjetshëm më 24 tetor, ndërsa urdhëroi edhe raport psikologjik. Ai falënderoi jurinë për përballimin e pamjeve tronditëse gjatë procesit.

Ky rast ka tronditur opinionin publik në Britani për brutalitetin e ngjarjes dhe faktin që viktimat ishin një çift i njohur për jetën e tyre të qetë, ndërsa vrasësi, një mysafir i mikpritur, përgatiti me gjakftohtësi krimin e dyfishtë.