Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Tiranë, ku një 34-vjeçar, Luel Rabija (Pjetri), ka marrë me forcë në automjet një 40-vjeçar dhe e ka dhunuar fizikisht. Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta, ndërsa reagimi i uniformave blu ka qenë i menjëhershëm.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3 kanë organizuar menjëherë punën për të identifikuar autorin dhe sqaruar rrethanat e rastit”, thuhet në njoftimin zyrtar. Rabija është vënë në pranga, ndërsa automjeti i përdorur në ngjarje është sekuestruar si provë materiale. Materialet procedurale i janë kaluar Prokurorisë së Tiranës për hetime të mëtejshme.