FLASH :

E ekzekutuan për dashurinë e tyre: Çifti i ri vritet në mes të ditës, videoja trondit botën

Një çift i ri është ekzekutuar brutalisht në mes të ditës, pasi vajza kishte zgjedhur të martohej pa bekimin e familjes. Ngjarja makabre, e regjistruar në video dhe e shpërndarë në rrjetet sociale, ka shkaktuar zemërim të madh publik dhe ka vënë sërish në qendër të vëmendjes krimet e “nderit”.

Në pamje shihen disa burra që zbresin nga makina dhe përballen me të rinjtë. Vajza, Bano Bibi, e cila mban qëndrim të guximshëm, u drejtohet me fjalët: “Eja, ec shtatë hapa me mua dhe pastaj më qëllo,” pak çaste para se të qëllohet tri herë nga afër. Edhe bashkëshorti i saj, Ahsan Ullah, ekzekutohet po ashtu në mënyrë të ftohtë, ndërsa trupi i tij shpërfillej me breshëri plumbash nga një tjetër agresor.

Policia lokale ka arrestuar 11 të dyshuar për këtë vrasje të rëndë, por asnjë anëtar i familjes së viktimave nuk ka bërë kallëzim. Aktivistët për të drejtat e njeriut po kërkojnë ndëshkim maksimal dhe fundin e heshtjes ndaj krimeve të nderit, të cilat edhe pse të ndaluara me ligj, mbeten ende të zakonshme në shumë zona.