FLASH :

Video/E dehura përplas makinën në det, shpëtohet në çast nga kalimtarët

Një grua e moshuar në gjendje të dehur përfundoi me automjetin e saj tip SUV në det, pasi humbi kontrollin dhe kaloi mbi një strehë biçikletash në terminalin e trageteve në Matiatia Wharf. Pamjet filmike tregojnë makinën që përplaset me shpejtësi, duke kaluar pranë një autobusi të ndaluar, përpara se të shembte strehën prej xhami dhe të përfundonte në ujë.

Makina filloi të fundosej me shoferen 73-vjeçare brenda, por kalimtarët reaguan menjëherë duke i ardhur në ndihmë. Gruaja arriti të dilte nga automjeti dhe u tërhoq në breg përmes një shkalle, ndërsa më pas mori ndihmë mjekësore në vendngjarje. Policia konfirmoi se ajo rezultoi me nivel alkooli mbi normat e lejuara dhe u ndëshkua me gjobë, ndërsa pritet të ngrihen akuza të tjera. Automjeti u nxor nga fundi i detit me vinç, ndërsa dëmet e shkaktuara në strehën e biçikletave dhe strukturat e terminalit janë në proces vlerësimi.