Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë zonën e Drevovës, ku që prej orës 06:00 të mëngjesit ka nisur një aksion intensiv për shuarjen e flakëve. Në operacion janë angazhuar 40 trupa të Forcave të Armatosura, të cilët po punojnë në terren për të izoluar vatrat e zjarrit.
Ndërkohë, situatës i është bashkuar edhe një helikopter Cougar, që prej më shumë se një ore po operon në ajër për të ndihmuar në shuarjen e flakëve. Autoritetet mbeten në gatishmëri për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të zjarrit dhe për të mbrojtur zonat e banuara dhe infrastrukturën përreth.







