Policia e Tiranës ka arrestuar një 60-vjeçar me inicialet S. Gj., banues në rrugën “Demir Zyko”, i cili dyshohet se ka djegur me qëllim automjetin e fqinjit të tij, R. M., për motive të dobëta.
Ngjarja ka ndodhur më 6 korrik 2025 dhe u dokumentua nga kamerat e sigurisë, ku shihet momenti kur autori hedh lëndën djegëse mbi automjetin dhe më pas largohet. Mjeti u përfshi menjëherë nga flakët, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme.
Policia organizoi operacionin e koduar “Blaze”, i cili çoi në identifikimin, kapjen dhe arrestimin e autorit të dyshuar. Materialet procedurale janë referuar tashmë në Prokurorinë e Tiranës për veprime të mëtejshme.