FLASH :

Video/Djaloshi me flokët “bob” kthehet në sensacion në rrjet: “Është kapelë apo prerje flokësh?”

Një kercimtar me një prerje flokësh tejet karakteristike ka rrëmbyer vëmendjen e mijëra përdoruesve në rrjetet sociale, pasi u filmua duke kërcyer me pasion në një festë në Ibiza. Bëhet fjalë për Jack Kay, i cili është pagëzuar tashmë si “Ibiza final boss”.

I veshur me një kanotierë të zezë, varëse të artë, syze dielli dhe me një gotë rozë në dorë, Jack u shfaq në një video virale duke kërcyer mes turmës me një vetëbesim të pashoq. Por ajo që i tronditi ndjekësit ishte prerja e flokëve – një bob aq i rregullt saqë shumë menduan se kishte vënë një kapelë.

“Kur ke Ibiza në 3 por Betejën e Hastings në 4”, u tall një komentues, ndërsa një tjetër shkroi: “Thatched roof short back and sides, të lutem!”. Komentet tallëse dhe meme-t vërshuan rrjetet, duke krahasuar pamjen e Jack me personazhin Lloyd Christmas nga filmi Dumb and Dumber.

Pas famës së papritur, Jack publikoi një tjetër video ku shfaqej duke kërcyer sërish, këtë herë i rrethuar nga miqtë dhe fansat që kërkonin foto me të. Madje, një përdorues e kishte pikturuar dhe postuar portretin e tij si “frymëzim artistik”.

Pronari i klubit të njohur Ocean Beach Ibiza, Tony Truman, është gjithashtu fotografuar me “kampionin e ri të festave”. Disa e ngatërruan edhe me DJ-në britanik Charlie Sloth.

Prej pak ditësh, Jack Kay është kthyer në një ikonë të papritur të verës 2025 – simbol i lirshmërisë, qesharakes dhe gjasave të pamundura të famës në epokën e TikTok-ut.