Deklarata e Kristiano Ronaldo Jr u bë virale, pasi ai pohoi se Lamine Jamal është më i mirë se i ati. 15-vjeçari ndodhej në një “livestream” të personazhit që quhet RaKai, kur dha deklaratën e fuqishme.
Kristiano Ronaldo Jr. megjithatë përmendi se Jamal akoma nuk ka fituar asgjë.
“Tani? Po, por nuk ka fituar asgjë akoma”, u shpreh djali i Ronaldos. Jamal ka mbushur këtë muaj 18 vjeç, megjithatë po mahnit botën e futbollit prej dy sezonesh.
Jamal madje synon “Topin e Artë” për këtë vit. Një arritje që do të ishte e jashtëzakonshme për të, ndërsa një lojtar i Barcelonës pas Mesit do të fitonte trofeun më të rëndësishëm individual.