FLASH :

VIDEO / Divjakë/ I vuri zjarrin tokës për të pastruar barishtet, por shkrumbon ullinjtë e bashkëfshatares! Arrestohet 41-vjeçari

I arrestuari është banues në fshatin Kryekuq. Ai dyshohet se ka ndezur zjarr në afërsi të rezervuarit të fshatit ku banonte, për të pastruar një sipërfaqe toke nga barishtet. Si pasojë e përhapjes së flakëve janë djegur 70 rrënjë ulliri në pronësi të një banoreje të zonës

Divjakë– Ndezi zjarr në afërsi të rezervuarit të fshatit Kryekuq, ku për pasojë u dogjën dhjetëra rrënjë ulliri, arrestohet 41-vjeçari i dyshuar në Divjakë.

Policia e Lushnjës finalizoi një aksion kundër piromanëve, pas situatës alarmante të zjarrvënieve këtë verë.

I arrestuari mbrëmjen e djeshme është Dritan Tushe, 41 vjeç, banues në fshatin Kryekuq.

Ai dyshohet se ka ndezur zjarr në afërsi të rezervuarit të fshatit ku banonte, për të pastruar një sipërfaqe toke nga barishtet. Si pasojë e përhapjes së flakëve janë djegur 70 rrënjë ulliri në pronësi të një banoreje të zonës.

“Drejtoria Vendore e Policisë Fier apelon për të gjithë qytetarët, që në asnjë rast të mos ndezin zjarre, pasi do të përballen me ligjin. Policia fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112, çdo rast të kësaj veprimtarie kriminale dhe të paligjshmërive në tërësi, dhe iu garanton anonimat, reagim të shpejtë dhe të paanshëm”, apeloi sot institucioni ligjzbatues.

Kurse materialet për këtë ngjarje iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.