Një ngjarje e rëndë është regjistruar në qytetin e Korçës, ku dy prindër janë filmuar duke ushtruar dhunë ndaj vajzës së tyre të mitur në mes të rrugës. Në pamjet e publikuara në rrjete sociale, shihet momenti kur fëmija tërhiqet zvarrë në mënyrë të dhunshme, ndërsa kalimtarët dëgjohen të shqetësuar nga sjellja e prindërve.
Ngjarja ka ndodhur në një rrugë pedonale pranë një zone të frekuentuar nga qytetarët, ndërsa autoritetet kanë reaguar menjëherë pas publikimit të videos. Policia ka bërë të ditur se ka identifikuar dhe proceduar penalisht dy prindërit për veprën penale të “keqtrajtimit të të miturit”.
Vajza e vogël është marrë në mbrojtje dhe po vlerësohet nga shërbimet sociale. Ngjarja ka ngjallur reagime të forta në opinionin publik, duke rihapur debatin për rolin e institucioneve në mbrojtjen e fëmijëve nga abuzimet brenda familjes.







