FLASH :

Video/Dështimi spektakolar i Mirlindës së AKSHI, del blof me e-Albania live përpara publikut

Drejtoresha e përgjithshme e Agjencisë Kombëtare Shtetërore të Informacionit ka kryer një dështim spektakolar përballë publikut me e-Albania, për problemet e së cilës ne kemi raportuar vazhdimisht. Ky aplikacion, që ka kushtuar miliona euro nga xhepat e taksapaguesve shqiptarë dhe që duhet të krijohej për të zgjidhur hallet tona dhe për të shmangur rryshfetet nga administrata publike, në fakt është kthyer në boomerang për qytetarët, pasi në shumicën e rasteve ai nuk është funksional dhe njerëzit nuk mund të kryejnë dot shërbimet e nevojshme. Kur ke shkuar deri në një bankë dhe institucioni të kërkon një dokument që nuk e shkarkon dot nga celulari yt, do të duhet të shkosh në një kompjuter në shtëpinë tënde që është larg – e gjithë kjo është një kosto dhe mundim për qytetarët.

Këto nuk janë vetëm fjalë; e dëshmoi vetë drejtoresha e përgjithshme, e cila doli bllof kur, para publikut, po përpiqej të tregonte se si funksionon aq mirë një hap i ri i digjitalizimit të këtij aplikacioni. E gjendur në siklet, ajo tha: “Edhe Diella gabon.” Publiku u vu në siklet, madje u dëgjuan edhe disa të qeshura ironike në sallë.

Më poshtë mund të shihni edhe vetë videon, ku duket se nuk ka nevojë për fjalë.