FLASH :

Video/Del totalisht nga kontrolli një tjetër zjarr që ndot në mënyrë të tmerrshme Vlorën

Pasditen e sotme një zjarr i madh ka përfshirë pyllin me pisha në zonën e hidrovorit, pranë lagunës së Nartës në Vlorë. Pamjet tregojnë tym të dendur që ka mbuluar të gjithë zonën, duke alarmuar banorët.

Në vendngjarje kanë shkuar forcat zjarrfikëse të Vlorës me 7 efektivë, të cilët po punojnë për izolimin dhe shuarjen e flakëve. Fatmirësisht, moti pa erë të fortë ka ndihmuar në frenimin e përhapjes së zjarrit.

Autoritetet konfirmojnë se vatra kryesore është izoluar dhe aktualisht nuk ka rrezik për përhapje më të gjerë. Megjithatë, terreni i vështirë dhe rëra që pengon lëvizjen e automjeteve zjarrfikëse, e kanë bërë ndërhyrjen më të vështirë.

Për këtë arsye, pritet që së shpejti të ndërhyjnë edhe dy helikopterë për të shuar plotësisht flakët në pyllin e pishave pranë lagunës së Nartës.