Rreth 50 mijë persona marshuan sot në rrugët e Budapestit në “Paradën e Krenarisë”, sfiduar ndalimin e vendosur nga kryeministri Viktor Orbán dhe përpjekjet e ekstremit të djathtë për të penguar ngjarjen. Mes pjesëmarrësve ndodheshin ministra nga vendet e BE-së dhe eurodeputetë të shumtë, përfshirë lideren e opozitës italiane Elly Schlein, që e quajti ndalimin një shkelje flagrante të të drejtave themelore.
Megjithë bllokimin e Urës së Lirisë nga grupi ekstremist “Atdheu Ynë”, marshimi vijoi në një atmosferë të gëzueshme dhe paqësore, me këngë, valle dhe flamuj shumëngjyrësh që mbushën qytetin. Në të njëjtën ditë, Orbán publikoi në Facebook një foto me tre nipërit e tij, ndërsa rrugët e Budapestit shpërthyen në një mesazh të qartë: dashuria dhe dinjiteti nuk ndalohen me urdhra politikë.







