FLASH :

Video/Del video ku McGregor bullizon të riun, ndërkohë që thotë se është kthyer paqja në familjen e tij pas tradhtisë

Kampioni i MMA-së Conor McGregor ka deklaruar se është “më në paqe me jetën se kurrë më parë”, duke publikuar një foto të tij me partneren Dee Devlin dhe katër fëmijët e tyre. “Nuk kam qenë kurrë kaq i qetë në jetën time sa tani”, shkroi 37-vjeçari në rrjetet sociale.

Kritika për sparring agresiv

Por imazhi i tij si baba i përkushtuar është përplasur me kritika të forta nga fansat, pasi në fundjavë qarkulluan video nga Italia dhe Spanja, ku McGregor shihej duke goditur rëndë partnerët e rinj të sparringut. Në rrjetet sociale u hodhën akuza për “bullizim” dhe “sjellje të turpshme”, ndërsa një përdorues shkroi: “Jo një imazh i mirë për McGregor.”

Hijet ligjore dhe ambiciet politike

Kritikat ndaj tij shtohen edhe nga fakti se vetëm pak ditë më parë ai shpalli publikisht synimin për t’u bërë presidenti i ardhshëm i Irlandës, në një kohë kur humbi një apel të rëndësishëm ligjor. Gjykata e Apelit e Irlandës rrëzoi më 31 korrik sfidën e tij ndaj një vendimi civil që e shpalli fajtor për sulm seksual ndaj Nikita Hand në vitin 2018, duke e detyruar të paguajë 248 mijë euro dëmshpërblim. Viktima ka nisur tashmë edhe një proces tjetër kundër tij dhe dy personave të tjerë, duke i akuzuar për abuzim të qëllimshëm me procedurat gjyqësore.

Rikthimi i mundshëm në UFC

McGregor kishte planifikuar një rikthim në tetor në ndeshjen kundër Michael Chandler, por u tërhoq për shkak të një dëmtimi në gishtin e këmbës. Megjithatë, muajin e kaluar ai bëri hapin e parë drejt rikthimit duke hyrë sërish në pool-in antidoping të UFC, ku testet e para rezultuan negative.