Një godinë trekatëshe në ndërtim përgjatë aksit rrugor Vlorë–Radhimë është hedhur në erë mëngjesin e kësaj të hëne, pasi kishte shkelur rregullat e ndërtimit dhe nuk kishte zbatuar lejen e dhënë. Sipas autoriteteve, për prishjen e saj u përdorën rreth 32 kilogramë lëndë plasëse të tipit tritol.
Në vendngjarje ndodheshin forca policie, zjarrfikës dhe punonjës të IKMT-së për të garantuar mbarëvajtjen e operacionit. Për shkak të shpërthimit, aksi rrugor u bllokua për rreth 30 minuta, deri në përfundimin e punimeve dhe sigurimin e zonës.