Ministri i Shëndetësisë së Izraelit, Uriel Buso, ka deklaruar se Irani ka kaluar një vijë të kuqe pasi një nga raketat e tij goditi spitalin Soroka në qytetin jugor Be’er Sheva.
“Kjo është një krim lufte, i kryer nga regjimi iranian,” u shpreh Buso, duke cituar Army Radio.
Mediat izraelite kanë raportuar për dëme në spitalin Soroka pas sulmit të fundit raketor nga Irani, ndërsa një video e publikuar tregon momentin e saktë kur raketa godet objektin spitalor.
Sulmi ka shkaktuar reagime të forta, duke shtuar më tej tensionin në përshkallëzimin e konfliktit Izrael-Iran dhe duke rikthyer në vëmendje cenueshmërinë e infrastrukturave civile në kohë lufte. Autoritetet izraelite nuk kanë konfirmuar ende nëse ka viktima apo të plagosur në ngjarje.







