Një bloger i huaj ka ndarë përvojën e tij me transportin publik në Shqipëri, duke e cilësuar atë si një nga më të çuditshmit në Evropë.
Sipas tij, stacionet e autobusëve shpesh janë të paorganizuara, pa orare të shkruara, ndërsa destinacionet shënohen thjesht në xhamat e përparmë të autobusëve. Edhe informacioni online, sipas blogerit, nuk është i besueshëm, ndërsa edhe pyetja te vendasit jo gjithmonë të ndihmon.
Blogeri shton se rrugët janë shpesh në gjendje të keqe, trafiku i çmendur në qytetet e mëdha dhe të mbipopulluara, autobusët plot me njerëz dhe shpesh pa kondicioner.
Si këshillë për turistët, ai rekomandon të marrin me vete ujë dhe ushqime të lehta, ndërsa më e sigurt mbetet të pyesin në hotel apo hostel për oraret dhe nisjet e autobusëve. “Aty kam marrë përgjigjet më të sakta,” shkruan ai.
Megjithatë, ai shton se edhe pse ka disa informacione online, ato nuk duhen marrë si të garantuara.