FLASH :

Video/Bandë e guximshme hyn në mes të ditës në rezidencën luksoze të aristokratit

Një bandë prej pesë personash hyri me forcë në rezidencën historike Maunsel House në Bridgwater, Somerset, duke shkaktuar dëm dhe konfuzion, por pa vjedhur sende me vlerë. Pamjet e siguruara nga kamerat e sigurisë tregojnë katër burra dhe një grua teksa shëtisin lirshëm në vilën me 13 dhoma gjumi, madje duke bërë foto e duke u ulur mbi divanet luksoze. Asnjëri prej tyre nuk kishte maskë apo tentativë për të fshehur identitetin.

Pronari i pasurisë, 79-vjeçari Sir Benjamin Slade, tha se ndihej i “shkelur e i fyer” nga ngjarja, ndërsa policia konfirmoi se hajdutët shkaktuan qindra paund dëme dhe morën vetëm disa sende të vogla, përfshirë një çelës të derës së pasme. Sulmi ndodhi më 24 gusht, pak pasi prona e shekullit XIV, ku besohet se Geoffrey Chaucer shkroi The Canterbury Tales, u vu për shitje për herë të parë pas shekujsh. Policia e Avon dhe Somerset ka nisur hetimet dhe ka bërë apel që kushdo që ka informacion për autorët të kontaktojë autoritetet.