FLASH :

VIDEO | Aksident në tunelin e Murrizit, përplasen dy mjete, 3 pasagjerë të plagosur 

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 16:40, ku njëri prej mjeteve i drejtuar nga një italian me inicialet F.T., është përplasur me mjetin e drejtuar nga një shqiptar me inicialet A.K. Si pasojë e përplasjes janë plagosur tre pasagjerë, të cilët janë transportuar në spital për ndihmë mjekësore. 

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në tunelin e Murrizit, ku 2 mjete janë përplasur me njëra-tjetrën. 

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 16:40, ku njëri prej mjeteve i drejtuar nga një italian me inicialet F.T., është përplasur me mjetin e drejtuar nga një shqiptar me inicialet A.K.

Si pasojë e përplasjes janë plagosur tre pasagjerë, të cilët janë transportuar në spital për ndihmë mjekësore. Të dy drejtuesit e mjeteve i janë nënshtruar testit të alkoolit dhe kanë rezultuar negativë, me 00 mg/l.