Një aksident i rëndë është regjistruar paraditen e sotme në aksin rrugor Fier–Berat, pranë zonës së Zharrëzës, ku dy automjete janë përplasur dhe më pas kanë përfunduar në kanalin anësor të rrugës.
Sipas informacioneve paraprake, nga përplasja kanë mbetur të plagosur dy persona, të cilët janë transportuar me urgjencë drejt spitalit të Fierit për ndihmë mjekësore. Gjendja e tyre shëndetësore ende nuk është bërë e ditur.
Në vendngjarje ndodhen forcat e policisë rrugore, të cilat po punojnë për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit. Ndërkohë, qarkullimi në këtë segment vijon të jetë pjesërisht i vështirësuar.