FLASH :

VIDEO/ 58-vjeçari u ekzekutua me tre plumba, familjarja shpërthen në lot: E vranë! Ku ishte Ceno?

Detaje të reja në lidhje me vrasjen e Renato Hoxhaj në lagjen ‘Hajro Çakërri” të Vlorës.

Dyshohet se viktima ka dy plumba në kokë dhe një në trup dhe se është goditur me armë zjarri nga shumë pranë, ndërsa një familjare e viktimës ka shpërthyer në lot në vendin e ngjarjes.

“E vranë! E vranë! Ku ishe Ceno?”, thotë e afërmja.

E tronditur ajo ka mbërritur në vendin ku u vra 58 vjeçari i cili punonte si roje në një pallat në ndërtim e sipër që po bëhej pranë banesës së tij.

Të shtënat janë dëgjuar nga bashkëjetuesja e cila sapo ka dalë nga banesa ka parë viktimën të vrarë dhe ka njoftuar policinë.

Dyshohet se autori/ët mund të këtë hyrë nga një rrugë tjetër pas lagjes e cila ishte si shteg pa kamera sigurie dhe në errësirë totale.

Nga biseda duket që Renato Hoxhaj mund të mos ishte i vetmi person që ruante godinën në ndërtim e sipër, që mund të ruhej dhe nga persona të tjerë.