FLASH :

Video/20-vjeçari qarkullonte i armatosur me pistoletë dhe fishekë, arrestohet në aksin Krastë–Bulqizë

Një 20-vjeçar është vënë në pranga nga Policia e Bulqizës, pasi u kap duke qarkulluar i armatosur në aksin rrugor Krastë – Bulqizë. Gjatë kontrollit në mjetin që ai drejtonte, një kamionçinë tip “Benz”, u gjet dhe u sekuestrua një armë zjarri pistoletë “Zastava” dhe një krehër me 10 fishekë.

I arrestuari është identifikuar si Orgest Grrica, banues në fshatin Peshk, Njësia Administrative Martanesh. Armët dhe automjeti i tij u sekuestruan si prova materiale.

Operacioni policor i koduar “Krasta” është pjesë e aksioneve për goditjen e rasteve të armëmbajtjes pa leje dhe forcimin e sigurisë publike.

Materialet i janë referuar Prokurorisë së Dibrës për veprime të mëtejshme ligjore.