FLASH :

Video/18-vjeçari në Krujë qëllon me pushkë drejt banesës së fqinjit pas një sherri, arrestohet nga Policia

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Mazhë e Madhe të Krujës, ku një 18-vjeçar ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të banesës së fqinjit të tij, pas një konflikti për motive të dobëta. Fatmirësisht, ndërhyrja në kohë e Policisë parandaloi një tragjedi të mundshme.

Policia e Krujës, në kuadër të operacionit të koduar “On time”, arrestoi në flagrancë autorin e dyshuar, shtetasin Q. M., 18 vjeç, i cili ka precedentë të mëparshëm penal. Sipas njoftimit zyrtar, ai kishte pasur konflikte të përsëritura me komshiun dhe ka qëlluar me armë drejt banesës së tij, duke kanosur jetën e tij dhe të familjarëve.

Gjatë kontrollit në afërsi të vendit të ngjarjes, shërbimet e policisë sekuestruan një armë zjarri tip pushkë dhe municion luftarak.

Njoftimi i Policisë

Qëlloi me armë zjarri pushkë, në drejtim të banesës së komshiut të tij, pas një konflikti për motive të dobëta, ndërhyrja në kohë e Policisë, parandon ngjarje të mundshme kriminale.  Vihet në pranga 18-vjeçari, autori i dyshuar i ngjarjes, me precedent të mëparshëm penal.

Sekuestrohet arma e zjarrit tip pushkë sëbashku me municion.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, pas kallëzimit të marrë nga një shtetas se dikush ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të banesës së tij, kanë organizuar menjëherë punën për kapjen e këtij shtetasi, me qëllim parandalimin e përshkallëzimit të situatës.

Në kuadër të operacionit “On time”, u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit Q. M., 18 vjeç, banues në fshatin Mazhe e Madhe. 

Ky shtetas dyshohet se pas konflikteve të vazhdueshme me komshiun e tij ka qëlluar drejt banesës së këtij të fundit me armë zjarri duke kanosur atë dhe familjarët. 

Pas kontrollit në afërsi të vendit të ngjarjes, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar armën e zjarrit dhe municion luftarak.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme ligjore.