FLASH :

Vetura përfshihet nga flakët në Gjirokastër, digjet plotësisht gjatë lëvizjes

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur pasditen e sotme, rreth orës 16:20, në aksin Dhoksat–Gjirokastër, ku një automjet është përfshirë nga flakët gjatë lëvizjes.

Sipas njoftimit, makina tip Ford që po udhëtonte nga fshati Dhoksat në drejtim të Gjirokastrës, u përfshi menjëherë nga zjarri. Në vendngjarje mbërriti shërbimi zjarrfikës, i cili arriti të shuante plotësisht flakët, por automjeti u dogj i gjithi.

Fatmirësisht, nuk pati dëme në njerëz. Drejtuesi i mjetit ka deklaruar se zjarri shpërtheu papritur gjatë lëvizjes, duke u përhapur me shpejtësi në gjithë makinën.