Një konflikt për motive të dobëta ka përfunduar me dhunë fizike në Shkodër, ku një 33-vjeçar ka mbetur i plagosur. Ngjarja ndodhi rreth orës 18:30 në sheshin “Prek Cali”, ku shtetasi V. D. dyshohet se ka goditur me thikë Pjeter Guralecin. I plagosuri u dërgua menjëherë në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën, nën kujdesin e mjekëve.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe motivit të sherrit, ndërsa shërbimet e saj janë në ndjekje për kapjen e autorit të dyshuar. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe ka marrë në pyetje dëshmitarët.