“The Athletic” në Angli shkruan se Granit Xhaka pritet të rikthehet në Premier League, kësaj here jo të Arsenali, por te skuadra që u ngjit në elitë, Sunderland. Sipas medies në ishull, Granit Xhaka ka informuar klubin e tij aktual, Bayer Leverkusen, se dëshiron vetëm transferimin te Sunderland këtë verë.
Raportohet se kapiteni shqiptar i Zvicrës ka arritur marrëveshje personale me Sunderlandin, ndërsa bisedimet mes dy klubeve janë ende duke vazhduar. Xhaka ka kërkuar nga Leverkusen që marrëveshja të mbyllet sa më shpejt.
Për Xhakën ka interes edhe nga Milani dhe Interi, teksa kjo lëvizje duket befasuese për të.